Vodhën një tavolinë në kishën në Janjevë, ja si deklarohen dy të akuzuarit

Kosova

Vodhën një tavolinë në kishën në Janjevë, ja si deklarohen dy të akuzuarit

Më: 12 janar 2022 Në ora: 15:16
Pamje nga gjykimi

Të akuzuarit, N dhe Ç.G, janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale të vjedhjës së rëndë.

Ata po akuzohen se në nëntor të 2013-ës, në kishën katolike “Stevi Nikola” në Janjevë, Komuna e Lipjanit, kanë vjedhr një tavolinë të rrubullakët që shërbenë për ujin e shenjtë të bekuar të bestimtarëve,.

Një deklarim të tillë, të akuzuarit e kanë dhënë në seancën e shqyrtimit fillestar pas leximit të aktakuzës nga prokurori Eset Rama.

Pas deklarimit të të akuzuarve rreth fajësisë, gjykatësi Selman Salihu i ka njoftuar të akuzuarit se brenda afatit prej 30 ditësh mund të paraqesin kërkesë për hudhje të aktkuzës dhe kundërshtim të provave.

Seanca e shqyrtimit të dytë u caktua më 20 shkurt 2022.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 28 gusht 2018, ka ngritur aktakuzës kundër të pandehurit N.G dhe Ç.G, të cilët po i ngarkon më  veprën penale të “Vjedhjes së rëndë”.

Sipas aktakuzës të njëjtit, me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme dhe vetes t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, në bashkëkryerje edhe me të miturit M.Sh dhe P.G më 22 nëntor 2013, rreth orës 2:00 pas mesnate, në kishën katolike “Sveti Nikola”, në Janjevë, Komuna e Lipjanit, kanë hyrë në kishë dhe nga aty kanë vjedhur një tavolinë të rrumbullakët e cila ndodhej brenda kishës.

Në aktakuzë thuhet se tavolina në fjalë shërben për ujin e shenjtë të bekuar të besimtarëve, e që ishte dhuratë për këtë kishë që nga kohët e lashta.

Tutje sipas aktakuzës, të miturit M.Sh dhe P.G, ndaj të cilëve është veçuar procedura, kanë bërë roje duke u krijuar kushte të pandehurve që ta kryejnë vjedhjen, për çka si shpërblim kanë marrë nga 20 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me ç’rast kishës katolike “Sveti Nikola” në Janjevë, i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.

Me këtë, ata ngarkohen se kanë kryer veprën penale të “Vjedhjes së rëndë ” nga neni 327, paragrafi 2 nën paragrafi 2.3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre deri në dhjetë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat