Reshjet e borës në Dragash, kjo është gjendja e rrugëve

Kosova

Reshjet e borës në Dragash, kjo është gjendja e rrugëve

Më: 12 janar 2022 Në ora: 20:15
Ilustrim

Kosova është përfshirë nga reshjet e borës këtë javë.

Megjithatë, në Komunën e Dragashit, të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Behxhet Xheladini.

“Të gjitha rrugët janë të pastruara edhe në fshatra edhe në lagje dhe rrugët nacionale, komuna jonë i mirëmban rrugët lokale dhe janë të gjitha të hapura dhe asnjë fshat nuk është i bllokuar”, tha ai.

Xheladini ka thënë se të gjitha kompanitë kontraktuese janë në terren dhe nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim.

Sipas tij, edhe pse në viset malore ka më shumë borë edhe në ato zona, rrugët janë të hapura.

“I kemi 3 traktorë të komunës dhe një kamion dhe i kemi angazhuar për këtë rastin emergjent edhe 3 traktorë privat të cilët po i hapin rrugët, të gjitha rrugët janë të qeta edhe pse ka rënë borë mjaftë edhe pse tereni është shumë i papërshtatshëm, edhe në vendet malore janë hapur si dhe Komuna e Dragashit i hap vetë rrugët jo qytetarët“, përfundoi Xheladini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat