Gjimnazi “Sami Frashëri” e vazhdon mësimin online deri më 4 shkurt

Kosova

Gjimnazi “Sami Frashëri” e vazhdon mësimin online deri më 4 shkurt

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë do të vazhdojë edhe për disa ditë të mbajë procesin mësimor në skenarin C.

Kjo për shkak të situatës së krijuar me pandeminë.

Mësimi në distancë (online) do të mbahet deri më 4 shkurt.

Në mbledhjen e Task-forcës së shkollës të mbajtur më dt.31.01.2022, pas diskutimeve të shumta dhe analizimit të situatës së krijuar në mungesë të mësimdhënësve dhe nxënësve të infektuar me COVID-19, u mor vendim që të vazhdohet me skenarin C”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Gjimnazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat