​Një operim i veçantë kryhet te një pacient me tumor të kokës

Kosova

​Një operim i veçantë kryhet te një pacient me tumor të kokës

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Për herë të parë në Shërbimin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u realizua mjekimi me teknikën e rrezatimit IMRT/VMAT te një pacient me Tumor të Kokës.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor, shumë shpejt do të fillojë edhe mjekimi me teknikat Radioterapi Stereotaktike, ndërsa me instalimin e aparatit të ri, do të nisë, po ashtu, mjekimi me Radiokirurgi (SBRT).

Me ç’rast pacientët për trajtim me rreze do të trajtohen në mënyrë shumë të sofistikuar, pa pasur nevojë për mjekim jashtë vendit, duke ruajtur paratë e tyre dhe buxhetin e shtetit.

Bashkë me Shërbimin e Brahiterapisë në funksion, Klinika e Onkologjisë do ta ngris në nivel të lartë trajtimin me rrezatim të pacientëve onkologjikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat