Nesër varroset 14 vjeçari që u vra me thikë sot në Prishtinë

Kosova

Nesër varroset 14 vjeçari që u vra me thikë sot në Prishtinë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 17:23
Rijad Hyseni

Nesër nga ora 15:00 do të bëhet varrimi i 14 vjeçarit i cili u vra me thikë sot në Prishtinë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Dragodan, njoftojnë familjarët e të ndjerit.

Rijad Hyseni është 14 vjeçari që u ther sot me thikë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Kodrën e Trimave.

Lajmin për vdekjen e tij pos policisë, e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit përmes një postimi në Facebook bashkë me një fotografi të tij.

“Me pikëllim të madh e pikëllim, ju njoftojmë se me datën 01.03.2022 tragjikisht ka ndërruar jetë më I dashuri ynë Rijad Besim Hyseni (11.03.2007-01.03.2022). Për varrimin ju njoftojmë me kohë. E pikëlluar familja Hyseni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat