Mbyllet për qarkullim segmenti rrugor Vushtrri-Smrekonicë

Kosova

Mbyllet për qarkullim segmenti rrugor Vushtrri-Smrekonicë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 07:40
Ilustrim

Një pjese e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmenti nga dalja e Vushtrrisë deri në Smrekovnicë Loti 3, është mbyllur për shkak të asfaltimit të kësaj rruge.

Njoftimi është dhënë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që ka bërë të ditur se rruga do të jetë e pa qarkullueshme deri më 27 mars.

Me këtë rast pjesëmarrësit në komunikacion duhet të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Njoftimi:

Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër 25 mars 2022 (E premtë), do të bëhet mbyllja e në pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmeti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekovnicë Loti 3, pasi që në këtë pjesë do të zhvillohen punimet e asfaltimit  të kësaj rruge.

Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve do të shfrytësohet rruga alternative.

Punimet në këtë segment do të fillojnë nesër më 25 mars 2022, nga ora 7.00 e mengjesit dhe do të përfundojnë me 27 mars 2022 ( e dielë).

Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim, pasi që punimet në fjalë do të realizohen më shpejt dhe më sigurt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat