Ahmeti prezantoi raportin vjetor të punës

Kosova

Ahmeti prezantoi raportin vjetor të punës

Më: 31 mars 2022 Në ora: 15:34
Imri Ahmeti

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot në seancën e 6-të të Kuvendit Komunal, ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2021, ku tha se viti që lamë pas ishte vit jashtëzakonisht sfidues duke pasur parasysh mbajten e dy parë zgjedhjeve të cilat kanë pasur ndikim në punën dhe përditshmërinë tonë, po ashtu me COVID-19 dhe me situatat që na kanë përcjellur e që kanë qenë me sfida të jashtëzakonshme.

Me gjithatë viti 2021 mund të konstatohet i suksesshëm bazuar në parametrat zhvillimor dhe duke marrë parasysh realizimin e objektivave të planifikuara.

“Për herë të parë ndodhe që Komuna e Lipjanit në vitin 2021 ka shpenzuar buxhetin mbi 96% është një record i jashtëzakonshëm, për kundër sfidave që kemi pasur janë realizuar 110 projekte”,ka thënë Kryetari Imri Ahmeti, duke vlërsuar rezultatet që ka shënuar Lipjani në tejkalimin e planit të hyrave vetanake e sidomos të tatimit në pronë.

Kryetari Imri Ahmeti po ashtu ka shprehur mirënjohje e vlerësim për të gjitha institucionet e organizatat vendore e ndërkombëtare që Lipjanin e kanë renditur ndër komunat me përfomancë të jashtëzakonshme, një kontribut i të gjithë mekanizmave të pushtetit ë këtë rast Komunës së Lipjanit.

Dhe në fund Kryetari Ahmeti ka falenderuar të gjithë qytetarët e Lipjanit, partnerët vendor e ndërkombëtar, për kontributet e përbashkëta gjatë vitit që lamë pas si dhe i ka ftuar të gjithë që të angazhohen së bashku në tejkalimin e sfidave dhe vështirësive, në dobi të progresit zhvillimit të gjithanshëm të komunës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat