Edon Cana zgjedhet kryetar i PDK’së në Rahovec

Kosova

Edon Cana zgjedhet kryetar i PDK’së në Rahovec

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 23:41
Edon Cana

Dega e PDK-së në komunën e Rahovecit tashmë e ka kryetarin e saj të ri.Edon Cana është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në komunën e Rahovecit.

Cana në të kaluarën shërbeu në pozita të ndryshme si: Sekretar në Ministrinë e Integrimeve Europiane, Konsull i përgjithshëm në Strasbourg të Francës, Ambasador i Republikës së Kosovës në Bullgari.

Kujtojmë se Dega e PDK-së në Rahovec ishte pa kryetar pas dorëheqjes së Qazim Qeskës, kurse në ditët në vijim pritet të formohet edhe kryesia e re e degës.

PDK në zgjedhjet e fundit lokale pësoi një rezultat katastrofal, duke u renditur në vendin e katërt, pas AAK, VV dhe LDK.

Mbetet të shihet nëse kryetari dhe kryesia e re do ta rikthejnë besimin e qytetarëve tek Partia Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat