Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo situatë barike do të krijoj kushte për mot të mirë, të kthjellët dhe me shumë orë me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius.

Indeksi UV në këto dy ditë të ardhshme parashihet të jetë në vlera të larta, pasi që rrezet e diellit do të jenë prezent pothuajse gjatë gjithë ditës.

“Sa i përket kushteve agrometeorologjike dhe biometeorologjike, do të jenë të mira, falë aktivitetit të mirë të elementeve dhe dukurive meteorologjike që ishin prezent ditëve të fundit”, ka njoftuar IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat