Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 06:45
Foto ilustrim

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme, temperaturat deri në 35 gradë Celsius Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vapë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlera ekstreme, andaj këshillohet që nga ora 10:00-16:00 të shmanget kontakti direkt me rrezet e diellit ose të ketë masa mbrojtëse.

Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë, andaj kujdes për të gjitha moshat, sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat