Lumi në një fshat të Kaçanikut në gjendje të mjerueshme, mbushet me mbeturina

Kosova

Lumi në një fshat të Kaçanikut në gjendje të mjerueshme, mbushet me mbeturina

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 16:06
Lumi në fshatin Stagovë

Ndotja e mjedisit duket se është një dukuri tashmë e paevitueshme në vendin tonë.

Nga qytetarët e papërgjegjshëm po pësojnë edhe lumenjtë. Një i tillë është “mbytur” nga mbeturinat në një fshat të Kaçanikut.

Bëhet fjalë për lumin në fshatin Stagovë, një fshat piktoresk që bukurinë ia zbehë bërlloku i madh i grumbulluar rreth lumit të fshatit.

Në këto fotografi shihet se në të pamëshirshëm është hedhur sasi e madhe e bërllokut.

Banori që ka siguruar fotografitë thotë se lumi kutërbon edhe nga ujërat e zeza që derdhen në të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat