Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 06:11
Ilustrim

Në parashaikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të premten parashihen vranësira të dendura të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e  ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-30 gradë Celsius.

Kushtet  biometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat