​Na aksionin për pastrimin e liqenit në Badovc, ambasadori Szunyok bëri thirrje për përkushtim dhe angazhim për një ambient më të mirë në liqene

Kosova

​Na aksionin për pastrimin e liqenit në Badovc, ambasadori Szunyok bëri thirrje për përkushtim dhe angazhim për një ambient më të mirë në liqene

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Na aksionin për pastrimin e liqenit në Badovc, ambasadori Szunyok bëri thirrje për përkushtim dhe angazhim për një ambient më të mirë në liqene

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizoi të premten një aktivitet për pastrimin e liqenit të Badovcit.

Në këtë aksion për mbledhjen e mbeturinave ka marrë pjesë edhe ambasadori i BE-së, Tomas Szunyok, i cili u bëri thirrje qytetarëve për përkushtim dhe angazhim maksimal për një ambient më të mire në liqene.

Ambasadori Szunyok tha se qëllimi i këtij aksioni është që të rritet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve se duhet të jenë të kujdesshëm kur ndalen pranë liqenit, ose kur ndalen në natyrë.

Szunyok: Qytetarë të jenë të kujdesshëm ndaj liqeneve

“Kjo është në fakt e premtja e cila është edhe dita e pastrimit të plazhit të BE-së, kështu që për fat të keq Kosova nuk ka plazhe detare, por ne megjithatë vendosëm ta bëjmë këtë projekt edhe në Kosovë, dhe jemi të lumtur që jemi tani këtu në liqenin e Badovcit për të pastruar në këtë pjesë buzë liqenit. Mendoj se është me të vërtetë një lloj aktiviteti i rëndësishëm, dhe jo vetëm për komunitetin lokal, dhe pastrimin e liqenit, por mendoj, gjithashtu se qëllimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin dhe ndoshta të informojmë më mirë njerëzit se duhet të jenë vërtet të kujdesshëm kur ndalen pranë liqenit, ose kur ndalen në natyrë. Ata duhet t'i marrin mbeturinat me vete në shtëpitë e tyre dhe t'i hedhin ashtu siç duhet me kompanitë e pastrimit”, theksoi ambasadori Szunyok.

Po ashtu ambasadori Szunyok tha se liqeni i Badovcit duhet mbajtur pastër edhe për një arsye tjetër, siç tha ai për rritjen e numrit të turistëve.

Szunyok: Liqeni i Badovcit duhet mbahet pastër

Mendoj se është shumë e rëndësishme për Kosovën, ka një natyrë të bukur dhe në fakt është një nga fshatrat më të bukura që kam parë në Evropë, por duhet pastruar dhe gjithashtu duhet mbajtur pastër. Sepse, ju e dini, nëse doni të rrisni numrin e turistëve që vijnë dhe të rrisni llojin e biznesit turistik, duhet të mbrohet mirë”, tha ai.

Drejtoresha ekzekutive në Asociacionin për Mbrojtjen dhe Pastrimin e Mjedisit të Kosovës – Pamkos, Merlina Beu-Muçaj tha se aktiviteti ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e kujdesin mjedisor në hapësirat e resurseve ujore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët.

Beu-Muçaj: Kujdesi mjedisor nëpër liqene është i nevojshëm

Në kuadër të aktivitetit i cili zhvillohet nga BE-ja dhe GIZ-it me partner të nivelit lokal, është duke u bërë këtu një aktivitet për pastrimin e liqenit të Badovcit, i cili ka për qëllim të motivojë të gjithë njerëzit që e duan mjedisin për mirëmbajtjen dhe kujdesin mjedisor sidomos në hapësirat e resurseve ujore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët”, theksoi ajo.

Përkundër motit me shi sot, aktivistët vullnetarë mblodhën dhjetëra thasë mbeturina nga Liqeni i Badovcit.

Pjesë e këtij aktivitetit ishin edhe kompania Green Art Center Prishtina(GAC) dhe kompania “Pastrimi” Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat