Çeku takon ambasadorin suedez Westerlund – flasin për bashkëpunim midis dy vendeve

Kosova

Çeku takon ambasadorin suedez Westerlund – flasin për bashkëpunim midis dy vendeve

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 15:21
Foto nga takimi

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, e ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Ai e njoftoi për zhvillimet aktuale në MKRS, ndërsa diskutuan për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit midis dy vendeve, planifikim të aktiviteteve në fushën e artit, trashëgimisë kulturore dhe sportit.

“Ministri Çeku dhe ambasadori Westerlund shprehën gatishmërinë për të realizuar projekte të përbashkëta, për të rritur shkëmbimin e përvojave me qëllim të promovimit të vlerave të të dyja shteteve”.

“Ambasadori Westerlund falënderoi ministrin Çeku për pritjen dhe u shpreh se Suedia do të jetë përkrah Kosovës dhe do të bashkëpunojë ngushtë me MKRS-në në fushat me interes të përbashkët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat