Dënimi i Gogajt me 7 vjet e gjysmë burgim, monitorues të rastit dyshojnë për ndërhyrje në proces

Kosova

Dënimi i Gogajt me 7 vjet e gjysmë burgim, monitorues të rastit dyshojnë për ndërhyrje në proces

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 21:44
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që Shaban Gogaj të dënohet me 7 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetaj. Ky rast është cilësuar si vrasje nga pakujdesia, si dhe për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Monitoruesja e rastit nga shoqëria civile për këtë rast, Virtyte Gërvalla, ka komentuar vendimin e gjykatës së Themelore në Pejë.

Gërvalla ka thënë se të gjitha situatat që kanë sjellë deri në këtë vendim, ngritin hije dyshimi se ka qenë proces i njëanshëm.

Duke filluar nga përjashtimi i Prokurorisë së Pejës nga ky rast, me vendim të kryeprokurorit të Pejës.

“Asnjëherë nuk kemi marr asnjë arsyetim pse është dashtë më u përjashtua krejt Prokuroria e Pejës”, ka thënë Gërvalla, dhe me këtë rasti të kalojë në Prokurorinë e Gjilanit.

Ajo ka thënë se edhe prokurori Ali Uka, i cili e ka bërë rikualifikimin nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia, është parë në një rast kontrovers, ku shihet duke pirë kafe me avokatin mbrojtës së palës së akuzuar.

Gërvalla shtoi se nuk mund të thuhet se këtë në takim e kanë diskutuar, diçka që mund të ndryshojë rrjedhën e rastit.

Por, se “prokurori Ali Uka ka thënë se aty ka qenë prezent edhe tash kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku”, ka thënë Gërvalla.

E ky i fundit, sipas Gërvallës nuk ka dalë të deklarojë se çka është diskutuar në atë takim, pse ka ndodhë ky takim në mënyrë që me i ndalë dyshimet për paanësi rreth këtij procesi gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat