​Ministri Aliu nënshkruan marrëveshje me komunat e Gjilanit e Rahovecit

Kosova

​Ministri Aliu nënshkruan marrëveshje me komunat e Gjilanit e Rahovecit

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 21:53
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka nënshkruar aneks memorandume të mirëkuptimit me komunat e Gjilanit dhe Rahovecit.

Ai në rrjetin social Facebook ka theksuar se në Gjilan do të financohet projekti për ndërtimin e kanalizimit të shtratit të lumit në Dobërqan, në vlerë prej 105 mijë euro. Ndërsa në Rahovec do të financohet projekti për rregullimin e shtretërve të lumenjve në fshatrat: Hoqë e Madhe, Hoqë e Vogël, Brestovc, Nagavc dhe Krushë e Madhe, në vlerë prej 60 mijë euro.

“Nënshkruam aneks memorandume të mirëkuptimit me komunën e Gjilanit dhe Rahovecit.

Gjilan - Financimi i Projektit për ndërtimin e kanalizimit të shtratit të Lumit në Dobërqan, në vlerë prej 105 mijë euro.

Rahovec - Financimi i Projektit për rregullimin e shtretërve të Lumenjve në fshatrat: Hoqë e Madhe, Hoqë e Vogël, Brestovc, Nagavc dhe Krushë e Madhe, në vlerë prej 60 mijë euro”, ka shkruar Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat