​Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim në Lipjan

Kosova

​Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim në Lipjan

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Hetuesit e stacionit policor të Lipjanit mbrëmë kanë arrestuar tre persona të dyshuar për rastin mashtrim i cili është raportuar më datën 17.10.2022.

Menjëherë pas raportimit nga hetuesit është bërë identifikimi dhe arrestimi i tre personave të dyshuar F.K. (58), SH.H. (37) dhe M. A. (31), që të gjithë shtetas të Kosovës, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi fillimisht është kryer nga i dyshuari F.K, me të cilin ankuesi kishte bërë një marrëveshje verbale për shitblerjen e automjetit të tipit Audi, për të cilin i dyshuari nuk ka paguar dhe të njëjtin e ka shitur te SH.H. Automjeti i njëjtë, më pas i është shitur të dyshuarit të tretë M.A.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprat, mashtrim dhe blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat