Ngjarjet e datës 21 tetor

Kosova

Ngjarjet e datës 21 tetor

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe UNFPA organizojnë diskutimin e parë publik “Regjistrimi i popullsisë – Nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim”. (Zyrat e ASK-së, rr. “Zenel Salihu”, Prishtinë, ora 9:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me një delegacion nga Komonuelthi i Australisë. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Kolegji AAB, në bashkëpunim me partnerët implementues të projektit “Hapësirat Mësimore në Arsimin e Lartë”, të financuar nga fondet e programit Erasmus Plus të Komisionit Evropian organizon konferencën rajonale “Hapësirës mësimore në arsim”. (Kolegji “AAB”, Fushë-Kosovë, ora 9:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Ermal Koci – kryeshef Financiar në KESCO dhe Alpin Dogan – kryeshef ekzekutiv-KEDS. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 220-të. (Platforma Zoom, ora 10:00)

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi ka ftuar gjithë anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për mbledhjen e cila do të mbahet më 28 tetor 2022 (e premte). (Shtëpia e bardhë, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me Komisionin Parlamentar homolog për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Republika e Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:30)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët që kanë udhëhequr prokurimin në KEK për periudhën 2006-2008: Ymer Dragusha; Argjent Këpuska dhe Njazi Thaçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë bustit të ish-presidentit Ibrahim Rugovës. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 11:00)

ORCA mban aksion simbolik lidhur me situatën e krijuar në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

Kryeministri Albin Kurtit pret në takim liderët e parive opozitare në vend. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

Presidentja Osmani mban konferencë për media lidhur me Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë. (Objekti i trashëgimisë kulturore, Hamami i Madh i Prishtinës, ora 13:30)

WeBalkans fton shtypin rajonal të na përcjellë online në eventin “Lançimi Zyrtar i Gjeneratës së tretë të Ambasadorëve të Rinj Evropianë’’. (Hotel Plaza, Tiranë, ora 18.30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat