​Nesër nis punimet konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve evropiane

Kosova

​Nesër nis punimet konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve evropiane

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:34
Ilustrim

​Nesër nis punimet konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve evropiane.

Më datë 27 tetor, në Prishtinë do të mbajë punimet konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve evropiane.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës është nikoqiri dhe organizatori i kësaj konference ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësuesit e 26 kryeqyteteve evropiane.

Konferenca do të konsistojë në thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërkombëtar në sferën e sigurisë dhe shkëmbimin e përvojave të përparuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat