​Përurohet objekti i ri i shkollës në Gramaqel të Deçanit

Kosova

​Përurohet objekti i ri i shkollës në Gramaqel të Deçanit

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Është përuruar objekti i ri me standarde bashkëkohore i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Drita” në fshatin Gramaqel të Deçanit.

Zëvendësministrja e Arsimit Edona Maloku Bërdyna me këtë rast foli për rëndësinë e punës dhe përkushtimit të mësimdhënësve në mënyrë që secili prej tyre të jetë i gatshëm për t’i ndihmuar fëmijët që të shfrytëzojnë plotësisht potencialin që kanë.

Ajo uroi nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe gjithë banorët e fshatit që kjo shkollë e re të jetë motiv për mësim, punë e përkushtim, në përgatitjen e gjeneratave të cilët do të jenë kontribuesit dhe profesionistët e këtij vendi.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit, komunës së Deçanit, udhëheqës të shkollës, mësimdhënës, prindër e nxënës të shumtë.

Objekti i përuruar është me sipërfaqe prej 2 mijë e 500 metra katrorë dhe ka një investim në vlerë rreth 1 milion 400 mijë euro.

Përveç dhomave të mësimit e hapësirave tipike përcjellëse, shkolla përfshinë edhe klasë për parafillorë, kabinete, sallë të edukatës fizike e terrene sportive, thuhet në një postim në MASHTI-it në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat