​Iniciativa për lulëkuqen si simbol të gjenocidit po merr përmasa gjithëkombëtare

Kosova

​Iniciativa për lulëkuqen si simbol të gjenocidit po merr përmasa gjithëkombëtare

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Zbatimi i gjenocidit në Kosovë gjatë luftës së fundit, pati për pasojë vrasjen e 1392 fëmijë shqiptarë, plagosjen e qindra të tjerëve dhe dëbimin e mbi 500 mijë fëmijëve shqiptarë nga Kosova, sepse Serbia kishte për qëllim shkatërrimin e tërësishëm ose të pjesshëm të shqiptarëve të Kosovës si grup kombëtar, etnik apo fetar i ndryshëm nga serbët.

Kështu thuhet në një komunikatë të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-plagë e hapur”, e cila po këkron që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë.

“Në kohën kur është shtruar publikisht domosdoshmëria e një simboli unik që pasqyron këtë gjenocid dhe ruan kujtesën për të gjitha viktimat e këtij krimi monstruoz, nxënësit e shkollës fillore “Bajram Curri” në Sllatinë të Fushë-Kosovës, gjatë orës së mësimit në lëndën “Gjuhë amtarë” analizuan poezinë e Asdrenit të titulluar “Lulëkuqja” dhe punuan lulëkuqen si mbështetje për simbolin e gjenocidit në Kosovë.

Një veprim i tillë është plotësisht i logjikshëm, sepse në zemër të këtij simboli, në vend të kokrrave të zeza të farës së lulëkuqes, janë prezantuar edhe fëmijët shqiptarë (vajza dhe djem) që ishin viktima të këtij gjenocidi.Një falënderim i veçantë për arsimtaren Sebahate Sopjani”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat