Katër vjet nga vrasja e policit Izet Demaj, Ferati: I përjetshëm do jetë kujtimi për ty, shoku im

Kosova

Katër vjet nga vrasja e policit Izet Demaj, Ferati: I përjetshëm do jetë kujtimi për ty, shoku im

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 16:33
Foto nga vendngjarja

ot janë bërë katër vjet nga vrasja në detyrë e policit Izet Demaj.

Demaj vdiq në përpjekje për ta penguar një grabitje që po ndodhte në njërën nga bankat në Istog. Ai ishte qëlluar nga grabitësi me armë zjarri, derisa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, e ka kujtuar Demajn në këtë përvjetor të vdekjes së tij, duke e cilësuar si hero të vendit.

“4 vite pa Izet Demaj. Hero në luftë e në paqe! Ushtar i pashembullt i UÇK-së e Agim Ramadanit dhe polic sypatrembur i republikës sonë. Jeta e Izetit nuk ishte e lehtë, nuk ishte e thjeshtë, ishte një jetë në shërbim të atdheut e shtetit, me vrullin e guximin unik që vetëm ai e kishte. Dhe, ashtu siç jetoi sypatrembur, ashtu edhe ra për të mos vdekur kurrë – Hero i Kosovës!”, ka shkruar Ferati në Facebook.

Ferati tha se kujtimi për të e i veprës së tij është forcë e vullnet për gjeneratat e reja.

“Mungesa jote është e madhe, shoku im, por  kujtimi yt e i veprës tënde është forcë e vullnet për ne e gjeneratat e reja në rrugën tonë të përbashkët në shërbim të Kosovës tonë! I përjetshëm do jetë kujtimi për ty, shoku im, Izet Demaj!”, ka shtuar Ferati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat