Dhurohet shtëpi për familjen nga Podujeva

Kosova

Dhurohet shtëpi për familjen nga Podujeva

Më: 3 janar 2023 Në ora: 08:08
Shtëpia

Gjithçka është gati për t’u vendosur në shtëpinë e re. E ndërtimi i saj ishte bërë në kohë të shpejtë.

Kjo falë donacioneve të dhëna për familjen nga Podujeva, identiteti i të cilës në pajtim me familjarët mbetet anonim.

Gjatë të hënës, donatorët  sollën edhe dhurata për dy fëmijët.

Ndërsa zgjedhja e nënës dhe fëmijëve për t’u ndihmuar ishte bërë me kujdes.

‘’E kemi një bashkëpunim me Besim Arbanashin… ai na zgjedh familjet…’’, tha donatorja, Ganimete Salihu.

Por nuk është hera e parë që çifti Salihu bënë donacione për ndërtim të shtëpive.

‘’Në vitin 2016 kemi ndërtu shtëpinë e parë…’’, tha donatori Jeton Salihu.

Për këtë familje janë dhënë edhe donacione të tjera, si për rrethojën e oborrit e drunjtë për ngrohje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat