​Japonia ndihmon me pajisje QKMF-në në Deçan

Kosova

​Japonia ndihmon me pajisje QKMF-në në Deçan

Më: 18 janar 2023 Në ora: 13:46
Grant Kontrata u nënshkrua nga Keisuke Yamanaka, i Ngarkuar me Punë në kuadër të Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit.

Sot në Komunën e Deçanit u mbajt ceremonia e nënshkrimit të “Projektit për Përmirësimin e Qendrës Kryesore Mjekësisë Familjare ‘Adem Ukëhaxhaj’ në Komunën e Deçanit përmes Sigurimit të Pajisjeve Mjekësore” në kuadër të Grantit të Asistencës së Japonisë për Projektet e Sigurisë Njerëzore bazike (GGP).

Ky projekt, vlera totale e të cilit është 40,266 euro, synon përmirësimin e shërbimeve mjekësore të ofruara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” përmes ofrimit të një aparati ekografik dhe një karrige për ekzaminim gjinekologjik.

Ky projekt do të përmirësojë cilësinë e kujdesit shëndetësor në rajonin e Deçanit. Përfituesit e pritshëm janë afërsisht 2500 pacientë ne vit për ekzaminime gjinekologjike dhe pediatrike.

Grant Kontrata u nënshkrua nga Keisuke Yamanaka, i Ngarkuar me Punë në kuadër të Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit.

Në Kosovë, Japonia ka zbatuar skemën GGP edhe para se vendi të fitonte pavarësinë. Deri më sot,

shuma e përgjithshme e GGP-së japoneze pas pavarësisë së Kosovës arrin në 3,607,521 euro për 57 projekte në mbarë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat