Me vdekjen e Edi Shukriut, humbi Kosova

Kosova

Me vdekjen e Edi Shukriut, humbi Kosova

Më: 18 janar 2023 Në ora: 14:07
E ndjera Akademike Edi Shukriu

Akademia e Shkencave ka mbajtur mbledhje përkujtimore për akademiken Edi Shukriu e cila u nda dje nga jeta.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja tha se me shkuarjen në mashim të Edi Shukriut, nuk ka humbur vetëm familja e saj, por edhe vet Kosova  do të jetë më e varfër.

 “Nga sot do të jemi më të varfër, jo vetëm për një arkeologe të shkëlqyer, historiane, profesoreshë, shkrimtare, poete e dramaturge, por do të jemi më të varfër edhe për një miqësi të sinqertë, për një personalitet të veçantë që kishte mprehtësinë e observimit intelektual e cila ishte mënyra e saj e të menduarit dhe gjykuarit”, tha akademik Kraja.

Edi do ju mungojë të gjithëve, edhe atyre që e donin më shumë dhe atyre që e donin më pak”.

Në fjalën e saj, Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, derisa kujtoi figurën e saj Shukriut, e vlerësoi si një person me vlera të mëdha.

E nga ana e saj, Valtida Shukriu, mbesa e Edi Shukriut, kujtoi disa nga fjalët dhe poezitë e arkeologes.

Ajo tha se Edi Shukriu nuk është ndalur duke qenë këmbëngulëse për emancipim e barazi mes popujve e gjinive.

“Sot nuk ka diçka më adekuate sesa fjala e saj për te kujtuar detyrën që ka shoqëria dhe mbi të gjitha intelektualja karshi çështjeve publike, etike e politike, brenda dhe jashtë Universitetit”, tha Shukriu.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat katolike të qytetit të Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat