​Reshjet, situatë e qetë në Malishevë, ndihmojnë Skenderajn

Kosova

​Reshjet, situatë e qetë në Malishevë, ndihmojnë Skenderajn

Më: 20 janar 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Pavarësisht të reshurave të pandërprera, në territorin e komunës së Malishevës, situata është e qetë dhe stabile, pasi nuk janë regjistruar vërshime dhe as dëme. Situata është monitoruar në vazhdimësi nga ana e ekipeve përgjegjëse komunale dhe të sigurisë, dhe kjo situatë vazhdon të monitorohet dhe menaxhohet.

Gjatë gjithë ditës së djeshme, gjatë natës dhe në mëngjesin e sotshëm, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, me ekipet të saj, ka qenë dhe është në terren në monitorim të situatës.

Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Shqipron Shala, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe vetëm në rrugën “Hamdi Berisha” në qytet, ka prani të ujit në rrugë, por rruga është e kalueshme.

Po ashtu investimet dhe intervenimet konkrete për shkarkimin e ujërave atmosferik në rrugën “Ibrahim Mazreku”, pastrimi nga mbeturinat i gypave shkarkues dhe pastrimi në disa pjesë në lumin Mirusha, kanë ndikuar në evitimin e vërshimeve.

Sipas drejtorit Shala, të gjitha shërbimet janë duke u zhvilluar normalisht dhe pa probleme, përfshi shërbimet shëndetësore, zhvillimi i procesit mësimor, transporti, furnizimi me ujë dhe grumbullimi i mbeturinave.

Po ashtu, sipas drejtorit Shala, ekipet e shpëtimit nga njësia në Malishevë, kanë intervenuar në komunat e tjera, sipas kërkesës nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, përkatësisht kanë ndihmuar Komunën e Skenderajt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat