Liridona Bislimi nga VV kritikon Sokol Halitin për gjendjen e arsimit në Viti.

Kosova

Liridona Bislimi nga VV kritikon Sokol Halitin për gjendjen e arsimit në Viti.

Nga: Faton Mehmeti Më: 30 janar 2023 Në ora: 20:01
Fatbardha Emini

Ditën e djeshme, drejtoresha e deri tanishme e arsimit në Komunën e Vitisë ka dhënë dorëheqje.

Fatbardha Emini,e cila mbante këtë pozitë deri tani, thotë se ky vend nuk është i interesuar që arsimin ta ketë prioritet.

Në një status në facebook, zonja Emini ndër të tjerat rendit arsyet, kreysisht mos kordinimin, mungesën e mbështetjës e Komunë.Lidhur me dorëheqjen në fjalë ka reaguar Lirirodna Bislimi nga kryesia qëndror e VV në Viti.

Bislimi thekson se kjo është "Dorëheqja e dytë e dy drejtoreve nga komuna së Vitisë, brenda një kohe të shkurtër. Akti i dorëheqjes nga Drejtoresha e Arsimit në Viti, nuk e shfajson nga përgjegjësia dhe keqmenaxhimi i cili i'u ka bërë kësaj drejtorie qe një dekadë nga qeverisja Haliti". 

Sipas saj "ky trend i dorëheqjeve, po i jep epilog keqqeverisjes Haliti.", duke fajësuar direkt kryetarin aktual për gjendjen e mjerueshme në Viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat