Ngjarjet e datës 11 shkurt

Kosova

Ngjarjet e datës 11 shkurt

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

UBT në bashkëpunim me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, si dhe Filharmoninë e Kosovës, do të mbajnë një Konferencë për Media. Në këtë konferencë, do të shpaloset programi me aktivitetet treditore që do të mbahen për nder të pesëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke përfshirë aktivitetet me personalitete eminente botërore nga fusha e shkencës, industrisë, biznesit, diasporës, artit dhe muzikës, (Kampusi i UBT-së, Lipjan, ora 10:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie, (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie, (Selia qendrore e AAK-së, ora 12:00)

Shoqata e Familjeve e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK) mbanë konferencë për medie, ( Para Teatrit Kombëtar, ora 14:00)

Mbahet projekti individual i artistit Besmir Shishko të titulluar Contemporary Ethno Orchestra i cili ka për qëllim të paraqes këngët tradicionale shqipe dhe të grupeve të tjera etnike të cilat bashkëjetojnë në zonat urbane dhe rurale të Prizrenit, ( Autostrada Hangar – ITP Prizren, ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat