Ai që kujto e ndero - jeto

Kosova

Ai që kujto e ndero - jeto

Nga: Mustafë Shabani Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 12:17
Mustafë Shabani

Asnjëherë nuk i kam parë shqiptarët më afër e më larg qëllimit.

Asnjëherë nuk më ka rënë të ndjej lakminë dhe kanibalizmin shqiptar në llogari të tjetërit, rrethit, kombit.

Asnjëherë nuk e kam ndier veten më të pafuqi e më të pazell që të gjej energji tu jap fuqi bindjeve të mia 

Asnjëherë sikur sot në kokën time nuk më ka tingëlluar mesazhi Shekspirian: Të jem apo të mos jem,është qështje 

Asnjëherë më shumë nuk e kam dashur dhe kërkuar moshën time rinore.

Asnjëherë më shumë nuk kam vuajtur dhe dashurë më shumë për vendin tim,dhe njëkohësisht urryer ata që na sollën deri këtu.

Ndonjëri do më pyeste e kush janë ata?!?

Nuk kam e nuk gjej fjalë tjetër përpos jovlerës e cila i zuri dhe i zë frymën vlerës.

Njëra është katandisur dhe e ka mbuluar harresa,e tjetëra është dehur e shihet kudo me zhurmë,me tallava,dhe çdo ditë e më shumë më e ndyrë, më e lakuriqësuar.

Kudo shkosh nuk ndjenë asgjë më shumë e asgjë më pak se sa tenderomani, shqip hajdutëri.

Asnjëherë shqiptari nuk ishte më hajdut  dhe më i vjedhur

Më i shkelur e më shkelës 

Më vrasës e më shumë i vrar 

Më fetar e besimtar e më i pafe,porë shqiptar jo 

Asnjëherë nuk më ka rënë të dëgjoj më shumë barbarizma e fjalë të ndyra në shqipen tonë,edhe pse asnjeherë dhe kurr njëherë nuk kemi pasur mjete informimi më shumë 

Edhe pse asnjëherë nuk kemi pasur më shumë fakultete e fakultete 

Edhe pse Asnjëherë nuk kemi pasur liri më shumë e më pak 

Pse më shumë e më pak?!?

Asnjëherë nuk e kemi parë e ndierë këmbën  e dhunën sërbe tek ne,porë për fat të keq asnjëherë më proserb se sa tani 

Asnjëherë nuk i kam parë e ndierë serbët më shumë tek ne 

Ata flasin shqip,e ndjejnë sërbisht 

Për të tilllët vetëm shqiptari i paditur është shqiptar i mirë 

Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë 

Ky është racizëm i kulluar nga një lozë e keqe,nga një kategori të cilën nuk e kemi parë e njohurë ndonjëherë

Asnjëherë nuk e kam ndier e parë shqiptarin më të zhurmshëm e më të heshtur njëkohësisht 

A durohet hipokrizia,hajdutëria,rrena,po edhe shtypja?!? 

Kur ia shtruam shpinën padrejtësisë e shtypjes?!?

Kush ka harruar ngritjenë e zërit lartë në vitet 68,81,grevën e minatorëve e protestën e studentëve e gjithë qytetarisë.?!?

Helmimet dhe dhunën e paparë 

Suprimimin e autonomisë 

Demonstratat për demokraci dhe krijimin e LDK-SË 

Lëvizjenë e pajtimit të gjaqeve dhe besa besën mes nesh 

Vëllezërin e Priftit dhe hoxhës.

Lutjet e tyre për njëri tjetërin dhe kombin 

Solidaritetin dhe humanizmin tonë.

Dashurin  ndaj njëri tjetërin,dhe ndjenjën e sakrificës për tjetërin e kombin 

Kryengritjenë e armatosur dhe engjejtë e lirisë 

UÇK-në dhe pragun e shtëpisë vetësakrificën 

Hamzë dhe Adem Jasharin e përball tyre fëmiun e vogël e plakun e plakun e shtyrë në moshë 

Familjenë e tyre si feniks 

Sali Çekajn e Agim Ramadanin dhe Kosharen e tyre legjendare 

Ahmet Krasniqin e Tahir Zemajn Logjën dhe planet e tyre edhe për Mitrovicën  

Legjendën e legjendave të pavdekshëme Zahir Pajazitin dhe pushkën e tijë të dal nga xheneti.

Nëse kemi harruar dhe jemi përshëndetur me 714 fshatrat e djegura të Sanxhakut të Nishit e Toplicës dhe shqiptarët e deportuar nga to nga barbaria sërbe ,pse të harrojmë 1 milion e më shumë shqiptar të deportuar e sidomos 10 000 shqiptarët e përndjekur nga Mitrovica e Veriut para 24 vitesh,dhe asnjëherë më nuk i pan vatërat e tyre?!?

Përvjetori Reçakut dhe dhimbjesë për te na iku,e përvjetor të tillë na vijnë e përcjellin cdo ditë,të harrojmë Likoshanin e Çirezin,Abrin e Poklekun,Ticën dhe Izbicën,Krushë dhe Mejë, Qyshk e Shtedime, Gjakovë e Pejë, Rahovec e Suharekë, Podievë e Gjilan, Dubravën dhe të burgosurit e pafajshëm me Ukshinin e paharruar .

Trenat e tmerrit me gjithë Bllacën nga fëmijët e sapolindur e ata në bark të nënave deri tek më të moshuarit të cilëve nuk ua priste këmba këmbës.

Nga studenti deri te akademiku Agani që mizorisht u pushkatuan.

Ti harrojmë 1.284 fëmijët e mizorisë sërbe deri në moshën 18 vjeçare,254 deri në moshën 5 vjeçare,1.734 femëra tona1. 843 persona mbi moshën 65 vjeçare 

Mbi 20 000 femrat të dhunuara në mënyrën më barbare.

Pse ti harrojmë të mirat tona të djegura e vjedhura nga hajdut e barbar 100.598S shtëpi të shkatërruara me 358 shkolla, 71 Zyre të vendit,30 Shtëpi të kulturës, 93 Biblioteka publike dhe shkollore, 123 Objekte shëndetësore, 98 Objekte fetare(xhami, teqe, tyrbe, kisha katolike)

Ti harrojmë këto?!?

Ti harrojmë njerëzit tanë të kidnapuar e pa gjurmë e pa shenjë  të humbur tani e 24 vite të pagjeturit. 

Ti kujtojmë dhe ti kemi çdo sekond nënat e të pagjeturëve të cilat mbetën me duar në gji.

Jetimët tanë që u rritën pa të dashurit e tyre 

Pse ta harrojmë dijen e Xhemajl Mustafës e guximin e Enver Malokut,Ukë Bytyqin,Haki Imerin,Ismet Rracin,Smajl Hajdaraj,Bekim Kastrstin e Besim Dajakun,Fetah Rudin e mbijetuar e të mbeturë në karrocë ,si dhe shumë e shumë e shumë të tjerë 

Është qështje hamletiane ti kujtojmë apo harrojmë.

Kush harro mbetet i harruar .

Kush kujto e vepro dhe nxjerrë në shesh të vërtetën jeto, dhe me te jeto liria, pavarësia e demokracia, Kosova dhe Dardania.

Zoti e bekoftë drejtësinë me lirinë e gjithë engjejt e saj rreth njeriut të shekujve Dr.Ibrahim Rugova me miqtë tanë të përjetshëm.

Lavdi e përjetësi atyre dhe Dardanisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat