Ngjarjet e datës 14 shkurt

Kosova

Ngjarjet e datës 14 shkurt

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Ngjarjet e datës 14 shkurt

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama pret në takim veprimtarin e njohur Jim Xhema. (Oda, Komuna e Prishtinës, ora 09:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton disa vendime të Qeverisë. Ndër to është ajo për Investitorin Strategjik, “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C”; për parqet industriale dhe teknologjike si dhe Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shefki Abdullahu, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Partia Socialdemokrate mban aksion simbolik për dyvjetorin e Qeverisë. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhje të jashtëzakonshme, me kërkesë të kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:00)

Promovohet logo e energjisë pozitive, simboli, flamuri i dardanisë, stema, himni dhe formula nga libri “ Kodi ILIR 1.3.7.21 Kushtetuta e Dardanisë e mirësisë” (Para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

Hapet ekspozita "Udhëtim frymëzues i minatorëve" në bashkëpunim me Muzeun Shtetëror të Mineraleve dhe Kristaleve Trepça në Mitrovicë.( Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 12:00) .

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton lidhur me çështjen e moszbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Raporton Avokati i Popullit, Naim Qelaj. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Komuna e Vushtrrisë organizon ekspozitën e veshjeve tradicionale. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri, ora 14:00)

Komuna e Mitrovicës organizon ceremoninë solemne të shpalljes së sportistit të vitit dhe laureatit të çmimit ”Lah Nimani”. (Salla e Kuvendit Komunal, Mitrovicë e Jugut, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat