​Ngjarjet e datës 21 shkurt

Kosova

​Ngjarjet e datës 21 shkurt

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën vjetore “Par Progresi Kosovë 2023”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szynyog, etj. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Mbahet gjykimi ndaj Pjetër Shalës.( Hagë, ora 09:30)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Instituti Albanologjik, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Ëisdom” nga Tirana, organizojnë tryezën e rrumbullakët me temën “Shqipja – gjuhë evropiane”. (Instituti Albanologjik, rr. “Eqrem Çabej”, ora 10:00)

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së punimeve shkollore Kosovë-Shqipëri, me temën e Pavarësisë. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. (Ora 11:00)

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike raporton ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në lidhje me Raportin e Auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021’’. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim diskuton për themelimin e grupit punues për Projektligjin për Verëra; si dhe shqyrton Projektligjin për Pyje. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, viziton familjen e Boban Stanojeviqit. (Llaplasellë, afër shkollës, ora 14:45)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat