​Stafi i AKP-së ndihmon familjet e dëmtuara nga vërshimet

Kosova

​Stafi i AKP-së ndihmon familjet e dëmtuara nga vërshimet

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Stafi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka zhvilluar një aksion humanitar me qëllim që t’u ndihmohet familjeve të dëmtuara nga vërshimet si pasojë e të reshurave atmosferike që goditën disa pjesë të Kosovës kohë më parë.

AKP njofton se nga ky aksion është grumbulluar një shumë e konsiderueshme e mjeteve nga ana e punëtorëve të AKP-së.

Punëtorët dëshmuan humanizëm dhe shpirt solidar me qytetarët që pësuan nga vërshimet.

“Mjetet e grumbulluara janë transferuar në llogari bankare që institucionet publike i kanë përcaktuar për këtë destinim”, thuhet në komunikatë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat