Për çka ka nevojë Qendra Shëndetësore e Mjekësisë Familjare në Bellobrad dhe Dragash?

Kosova

Për çka ka nevojë Qendra Shëndetësore e Mjekësisë Familjare në Bellobrad dhe Dragash?

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 7 mars 2023 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Mendoj se edhe kryetari i komunës, edhe drejtori i drejtorisë për shëndetësi edhe vetë drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, dy nga ta janë mjekë të njohur e të dalluar të kësaj komune, të cilët i njohin më se miri problemet dhe nevojat e qytetarëve sa i përket fushës së shëndetësisë prapë se prapë sektori i shëndetësisë ka nevojë edhe për më shumë kujdes për përmbushjen e disa nevojave më elementare.

Edhe pse shëndetësia në këtë komunë nuk është edhe aq keq ngase mjaft është investuat në infrastrukturën e saj, prapë se prapë ka nevojë që në vazhdimësi të investohet në pajisje si me autoambulanca e pajisje të tjera që janë më se të nevojshme për punë të suksesshme.

Për shembull Qendra e Mjekësisë Familjare në Bellobrad, ku kërkojnë ndihmë mjekësore qytetarët e fshatrave, Bellobrad, Zym, Brrut, Kapre etj., ka nevojë për një autoambulancë ngase e vetmja qendër në komunë është pa një mjet të tillë, ngase nuk është e drejtë qe një qendër t’i këtë dy e tjetra asnjë. Për shembull fshati Krushevë ka dy autoambulanca kurse qendra e Bellobradit asnjë.

Po ashtu kjo qendër shëndetësore ka nevojë edhe për kubëzimin e oborrit të saj në disa pjesë të pashfrytëzuara të parkut ngase kjo qendër ka më shumë nevojë për parking.

Po ashtu në komunën e Dragashit ka mungesë të mjekëve specialist, andaj kompetentet e kësaj komune kanë angazhuar dy specialist pensionist, dr. Rami Krasniqin-psikiatër dhe dr. Shani Bajraktari-okulist dhe mirë kanë bërë, por kjo popullatë ka më shumë nevojë për një gjinekolog.

Duhet theksuar se dr. Fmehi Bojaxhiu ishte një ndër gjinekologët e parë shqiptar në Komunën e Dragashit, i cili shërbeu për katër dekada në këtë Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, tani në pension, andaj parashtrohet pyetja përse ky mjek i mirënjohur kosovar nuk angazhohet si dy specialistet pensionist për oftalmologji e psikiatri, kur dihet se kjo komunë ka shumë e ma shumë nevojë për një gjinekolog, që pacientet mos të marrin rrugën për në Spitalin e Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat