Parashikimi i motit për fundjavë

Kosova

Parashikimi i motit për fundjavë

Më: 10 mars 2023 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Këtë fundjavë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, më e ftohtë parashihet të jetë e diela.

Dita e diel parashihet të jetë më e ftohët dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius”, thuhet në parashikimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat