Shtimja do të bëhet me Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kosova

Shtimja do të bëhet me Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare

Më: 15 mars 2023 Në ora: 16:04
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu sot nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Vlera e këtij projekti, siç informoi ministria, është 1 milion e 250 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ky projekt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës se infrastrukturës së kujdesit shëndetësor.

Përmes këtij investimi do të arrihet, përmirësimin i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.”, u bë e ditur në komunikatë.

Afati i realizimit të projektit sipas këtij memorandumi, është paraparë të arrihet deri në vitin 2025. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat