Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur në shkurt e mars. (Salla Plenare, ora 10:00)

Vihet gurëthemeli e çerdhes “Qarku 1” në Gjilan. Përveç kryetarit të komunës, Alban Hyseni, e pranishme do të jetë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.( Gjilan, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve.(Oda Ekonomike e Kosovës, ora 10:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 32 bursistë "Shpresa Olimpike 2023". Sportistët e rinj do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro në muaj.( Zyret e KOK-ut, ora 13:00)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Demokraci 2022. (Menza “Ramiz Sadiku”, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat