Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

Kosova

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

Më: 21 prill 2023 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Sasi e substancave narkotike e llojit maihuanë e kokainë janë gjetur në burgun e Dubravës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se dy raste të kësaj natyre janë evdidentuar në datat 18 dhe 19 të këtij muaji.

Në rastin e parë, 0.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe në një vend tjetër 1.2 gram substancë narkotike llojit kokainë janë gjetur gjatë kontrollit të pavianëve.

“Qendra Korrektuese – Dubravë 18.04.2023 – 11:30. Nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të pavianëve, janë gjetur dhe konfiskuar në një vend 0.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe në një vend tjetër 1.2 gram substancë narkotike llojit kokainë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, një ditë më vonë, tek i burgosuri mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

“Qendra Korrektuese – Dubravë 19.04.2023 – 12:20. Nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit tek i burgosuri mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Të dyja rastet janë duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat