Kastrati: Malisheva komunë e qetë dhe e sigurt

Kosova

Kastrati: Malisheva komunë e qetë dhe e sigurt

Më: 27 prill 2023 Në ora: 11:24
Kastrati

Në mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit në Komunën e Malishevës, ku është shqyrtuar siguria e përgjithshme, kryetari Kastrati tha se bazuar në të dhënat e organeve përgjegjëse të sigurisë dhe të raporteve tjera të sigurisë, Malisheva është njëra prej komunave më të qeta, më të sigurta dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate.

Bëhet e ditur se këtë vlerësim e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, duke u bazuar në raportet policore.

“Ndër temat që janë diskutuar sot në mbledhjen e KKSB-së, ishin edhe abuzimi me fëmijë, bullizmi në shkolla, dhuna dhe narkotikët, dhe sipas të dhënave nga QPS në Malishevë, Policisë dhe Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, u bë të ditur se në këtë vit nuk ka asnjë rast të regjistruar të abuzimit me fëmijë, bullizmi nuk është i shfaqur si dukuri në shkolla dhe as dhuna apo narkotikët, dhe kjo situatë është falë ligjëratave të vazhdueshme dhe bashkëpunimit në mes të DAE dhe policisë, si dhe organeve tjera kompetente për trajtimin e raste të tilla”, thuhet në kumtesën për media nga Komuna e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat