Prishtina: Emri i patriotit, s’e pengon UP-në ndërkombëtarisht

Kosova

Prishtina: Emri i patriotit, s’e pengon UP-në ndërkombëtarisht

Më: 2 maj 2023 Në ora: 20:01
Mehmet Prishtina

Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina”, Mehmet Prishtina, ka thënë që emri i Hasan Prishtinës nuk i pengon universitetit në arenën ndërkombëtare, porse problemi thotë se qëndron diku tjetër.

Ky reagim i tij vjen pas iniciativës së rektorit të ri të UP-së, Qerim Qerimit, për t’ia ndryshuar emrin Universitetit të Prishtinës që mban atë të veprimtarit të shquar, Hasan Prishtina.

“Unë jam munduar që të shoh disa statistika edhe kam konstatuar se Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina në Scopus është i evidentuar edhe si Universiteti I Prishtinës edhe e ka nr e ID-së, 60068800. Universiteti i Mitrovicës në të cilin thirret rektori se krijon konfuzitet sepse ata janë të regjistruar me emër të njëjtë, vetëm dega në Mitrovicë e që në fakt ai universitet është ilegal sepse sipas ligjeve të Kosovës, çdo universitet duhet ë emërtohet mbi bazën e lokacionit ku qëndron e ajo është Mitrovica e jo Prishtina”.

“Universiteti i Mitrovicës është i evidentuar në Scopus si University of Prishtina Kosovska Mitrovica, dhe e ka nr e ID-së 60104721. Pra kemi dy ID të ndryshme të universiteteve, të një universiteti”.

“Është problematike se këto dy unviersitete janë të evidentuara në kuadër të Serbisë, ky është problem politik. Me këtë duhet të merret realisht ministria e arsimit, qeveria ,kryeministri e jo t’i lihet faktikisht paaftësia për të ngritur nivelin akademik të universiteit dhe për të spastruar të gjitha ato dukuritë negative që i njohim të gjithë nga publikimi i mediave të përditshme të Universitetit të Prishtinës rezulton tash edhe iu ka tekur një rektorit të sapozgjedhur që problemi është emri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat