Ngjarjet e datës 5 maj

Kosova

Ngjarjet e datës 5 maj

Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Infermierisë në 20-vjetorin e themelimit të Degës së Infermierisë, në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë. (Fakulteti i Mjekësisë, Dekanati i ri, ora 09:00)

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mban ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa”, laureatit të çmimit Nobel, Dan Shechtman. (Salla e Senatit, Rektorati i UP-së, ora 13:30)

Komuna e Obiliqit organizon shënimin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit dhe zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit, Fahri Fazliu, në sheshin që do mbajë emrin e tij (Sheshi “Fahri Fazliu”, Obiliq, ora 12:00)

Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës, organizojnë takimin me medie për të prezantuar Raportin tre mujor të punës së Gjykatës Themelore të Prishtinë (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

Prokuroria Themelore në Pejë shpalos të gjetura e hetimit për njërën ndër vrasjet me tronditëse të ndodhura në kompetencën territoriale të kësaj prokurorie (Prokuroria Themelore, Pejë, ora 15:00)

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) organizon Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Fizioterapisë. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Emerald”, ora 15:00)

BIRN Kosova, së bashku me një grup të organizatave të shoqërisë civile, shqiptare dhe serbe, shënojnë themelimin e Koalicionit Kosovar kundër Dezinformimit. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 17:00)

Mbahet Koncerti i klasës së baletit (Salla e koncerteve të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, ora 19:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat