Peci: Kosova shënon rekord në të mbjella, kur largohet ‘kojta’, rezultatet janë të pashmangshme

Kosova

Peci: Kosova shënon rekord në të mbjella, kur largohet ‘kojta’, rezultatet janë të pashmangshme

Më: 6 maj 2023 Në ora: 11:08
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Kosova ka shënuar rekordin e të mbjellave këtë vit që nga paslufta.

Gjatë një vizite tek një fermer, Peci tha se këtë rekord e ka mundësuar mbështetja e qeverisë, duke thënë se “bujqit tanë nuk kanë qenë asnjëherë më të përkrahur sesa nga Qeveria Kurti 2”.

“Për shumë vite ata ankoheshin se për naftën e përdorur në bujqësi paguajnë njëjtë si qytetarët e tjerë që atë naftë e përdorin për vetura personale”.

“Sot, me çmimin aktual të naftës, një bujk që ushtron aktivitetin e tij në mënyrë të rregullt, i regjistruar si subjekt formal, paguan vetëm 0.66 cent për 1 litër naftë, pasi përfiton 0.36 cent subvencionim në vlerë të akcizës dhe mund të përfitojë nga rimbursimi i TVSH-së”, shkroi Peci.

Tutje, ai tha se në ministrinë të cilën ai e udhëheq po punohet me nder dhe rezultat sipas tij janë të mira.

“Kur largohet kojta, luftohet korrupsioni e punohet me nder në Ministri të Bujqësisë, rezultatet janë të pashmangshme”, shkroi Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat