Në Qendrën Korrektuese në Lipjan pesë të mitur përfunduan trajnimet për moler

Kosova

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan pesë të mitur përfunduan trajnimet për moler

Më: 7 maj 2023 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan pesë të mitur kanë përfituar trajnimet për moler.

Në njoftim theksohet se të miturit kanë përfunduar me sukses trajnimin profesional.

“Në kuadër të trajnimeve profesionale që SHKK ofron për të burgosurit, në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan janë certifikuan pesë të mitur të kësaj qendre. Të  miturit e kësaj qendre përfunduan më sukses trajnimin profesional dhe u certifikuan në lëminë e moleraj. Trajnimi ka zgjatur tre muaj dhe është mbajtur në qendrën e aftësimeve profesionale në QKL nga instruktori i ndërtimtarisë”, thuhet në njoftim.

Tutje, SHKK bën të ditur se këto trajnime kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të burgosurve të mitur, në mënyrë që pas përfundimit të mbajtjes së dënimit të i`u krijohen mundësitë për të qenë pjesë aktive e shoqërisë.

Po ashtu, SHKK njofton se trajnime të tilla do të vazhdojnë edhe me grupe tjera sipas planit të qendrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat