Parandalohet një rast i kontrabandës me duhan

Kosova

Parandalohet një rast i kontrabandës me duhan

Më: 9 maj 2023 Në ora: 16:58
Duhani

Sot oficerët doganor kanë arritur të parandalonin një rast të tentim kontrabandës me duhan përmes automjetit të udhëtareve.

Dogana e Kosovës në kuadër të operacionit ndërkombëtar  KLADIUS ku janë duke marr pjesë  Doganat e Ballkanit perëndimor ka gjetur rezultatet e para në luftën kundër kontrabandës.

Sot njësit e Doganës pjesëmarrëse në operacion  kanë ndaluar një automjet që vinte nga republika e Shqipërisë ku gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e duhanit e përpunuar e fshehur në automjetin e udhëtareve e cila gjithashtu ishe e gatshme për shitje të mëtejme.  Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse. 

Operacioni  KLAUDIUS  fokusohet në parandalimin e lëvizjeve të mallrave të paligjshme nëpërmjet rrugëve brenda Ballkanit Perëndimor përmes intensifikimit të kontrolleve në pikat e kalimit me rrezik të lartë në të gjithë rajonin si dhe shkëmbimit e informacionit në kohë reale ndërmjet administratave doganore  Ky operacion ndërkombëtar do të zgjat rreth 5 ditë dhe Dogana e Kosovës arriti rezultatet e para.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat