“Shfaqi agresivitet dhe goditi veturën”, detaje nga gjetja e të riut nga Hajvalia

Kosova

“Shfaqi agresivitet dhe goditi veturën”, detaje nga gjetja e të riut nga Hajvalia

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 00:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka dhënë detaje mbi gjetjen e të riut Argetim Buzuku nga Hajvalia që u raportua i zhdukur të shtunën rreth orës 19:00.

Në njoftimin e tyre theksojnë se atë e kanë gjetur në Pejë por që papritmas ka shfaqur shenja agresiviteti. Në atë moment me veturën e tij e ka goditur veturën e njërit prej shpëtuesve të kësaj shoqate dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Por që Policia shumë shpejt e ka ndaluar të dyshuarin dhe ka vazhduar me procedura të mëtejshme.

“Sot me datën 05.06.2023 pranuam një thirrje për ndihmë për gjetjen e të zhdukurit A.B. Thirrja ishte pranuar nga familjarët e të lartcekurit.Operatorët tanë pa u vonuar janë kordinuar me stacionet e Policisë së Kosovës për mbledhjen e informatave.Në orët e mbrëmjes pas një bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve dhe intitucioneve është verifikuar që i lartcekuri është parë në qytetin e Pejës.

Stacioni i ShkShMK -së në Pejë është aktivizuar për kërkimin e personit së bashku me Policinë e Kosovës (edhe pse këto lloje të kërkimeve në zona urbane nuk i takojnë natyrës së misionit të ShkShMK-së).Pas një kohë të shkurtër i zhdukuri lokalizohet nga anëtarët tanë te stacioni hekurudhor i Pejës, por papritmas fillon të shpreh shenja agresiviteti, dhe në një moment me veturën e tij e godet veturën e njërit prej shpëtuesve tanë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.Policia e Kosovës shumë shpejt e ndalon të dyshuarin dhe vazhdon me procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat