Shkolla “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan mban panairin P-GJASHT

Kosova

Shkolla “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan mban panairin P-GJASHT

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 12:37
Pamje

Në mbështetje të Komunës së Lipjanit, shkolla “Vëllezërit Frashëri”, në këtë komunë, duke shënuar njëkohësisht edhe ditën e shkollës, ka organizuar panairin e Gjuhës, Artit, Shkencës dhe Teknologjisë, P-GJASHT.

Panairi pati karakter edukativ, socializues, rekreativ dhe garues, ku pjesëmarrës ishin nxënës nga të gjitha shkollat e komunës.

Diamant Bytyqi, nënkryetar i komunës, tha se është viti i dytë që panairi mbështetet nga komuna, pasi që, sipas tij, rezultatet dhe puna e nxënësve kanë reflektuar me suksese të jashtëzakonshëm.

Ai tha se mbështetja nuk do të mungojë as në vitet e ardhëshme, me qëllimin që kjo ngjarje të bëhet sa më madhështore.

Kjo shkollë është me nxënësit më të mirë, jo vetëm në komunën tonë, por edhe më gjerë. Prej këtij panairi do të përfitojnë edhe shkollat e tjera. Është viti i dytë tashmë radhazi që komuna e Lipjanit e mbështet këtë panair, duke e ditë faktin që rezultatet e këtij panairo dhe puna e nxënësve ka reflektuar me sukses të jashtëzakonshëm, kemi vendosur që ta mbështesim këtë panair dhe vitet e ardhshme ta bëjmë këtë panair sa më madhështor”, tha ai.

Drejtori i shkollës “Vëllezërit Frashëri”, Jakup Bahtiri, falënderoi komunën e Lipjanit për përkrahjen që është duke i ofruar shkollës të cilën ai e udhëheqë. Ai tha se kjo shkollë cilësohet si ndër shkollat më të mira.

Organizimi i këtij panair nuk do të mund të behej pa përkrahjen e nivelit komunal, andaj publikisht e falënderoj nivelin komunal për përkrahjen që po na japin për realizmin e këtij panairi. Por jo vetëm këtë, por të gjitha projekte që ka pasur shkolla që është përfaqësuar edhe në Tiranë, Amerikë edhe Afrikën e Jugut”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat