Peci: Nga viti 2024 do të ketë subvencionime për 18 milionë litra qumësht

Kosova

Peci: Nga viti 2024 do të ketë subvencionime për 18 milionë litra qumësht

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 12:53
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot blegtorin Luan Markajn nga fshati Korenicë, i cili falë mbështetjes konkrete institucionale, ka rritur numrin e lopëve qumështore nga 15 në 31 krerë e numrin e viçave për majmëri nga 5 deri në 25 krerë.
Ai përmes postimit në rrjetet sociale ku edhe ka treguar fotografitë gjatë vizitës, ka shkruar se do të ketë subvencionime.

Peci ka paralajmëruar se duke filluar nga viti 2024 do të subvencionohen 18 milionë litra qumësht, falë përkrahjes nga Programi për Zhvillim Rural 2023 e që do të hapet së shpejti.

"Gjatë qeverisjes sonë, Ministria është në shërbim të fermerëve! Kemi instaluar meritokraci dhe kemi ri-vendosur besimin e fermerëve në institucione duke larë borxhet e të tjerëve që përmes premtimeve boshe kanë mashtruar me vite. Kemi rritur konkretisht përkrahjen financiare e për këtë kemi dëshmitarë bujqit në çdo cep të Kosovës si dhe kemi eleminuar burokracitë e panevojshme duke rritur kontrollin në terren”. -ka shkruar mes tjerash kreu i MBPZHR-së në faqen e tij në Facebook.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat