Ish-komandanti i FSK-së: Pozitë e opozitë të bëjnë një strategji

Kosova

Ish-komandanti i FSK-së: Pozitë e opozitë të bëjnë një strategji

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 10:01
Kadri Kastrati

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, deklaroi se liderët e institucioneve do të duhej të krijonin një platformë politike për çështjen e veriut, në mënyrë që siç tha ai, të ketë strategji kombëtare.

Ai ka deklaruar  se presidentja Vjosa Osmani ka rol unifikues dhe do të duhej të ishte më e kyçur në zhvillimet e veriut, duke ftuar në takim të gjitha partitë “për të gjetur se çka duhet bërë karshi veriut”.

“Serbët e kanë synim e qëllim Serbinë e madhe. Qëllimi i presidentit Vuçiq ka qenë të bëjë ndarjen e këtij territori dhe t’ia bashkojë Serbisë. Me serbët duhet të jemi të vendosur, të kemi një politikë kombëtare. Ua shoh për të madhe liderëve që nuk ulen pozitë e opozitë e ta bëjnë një strategji.
Çështja e veriut është çështje kombëtare dhe duhet të kemi një politikë kombëtare.

Kastrati shtoi se Kosova do t’ua prezantonte strategjinë për veriun edhe ndërkombëtarëve, që ta kishin edhe atë të qartë “se si duhet vepruar”./KTV

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat