Lushi: Pa luftën e UÇK-së dhe sakrificën e popullit Kosova nuk do të ishte e lirë

Kosova

Lushi: Pa luftën e UÇK-së dhe sakrificën e popullit Kosova nuk do të ishte e lirë

Nga: F.S Më: 13 qershor 2023 Në ora: 10:32
Uk Lushi

Në 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës, veprimtari Uk Lushi ka shkruar se kush mendon që vetëm NATO e ka çliruar Kosovën, ka shkelur mbi gjakun e mbi 3000 ushtarëve të vrarë të UÇK-së dhe 10000 viktimave tjera shqiptare.

Sipas tij, pa luftën e UÇK-së dhe sakrificën e popullit Kosova nuk do të ishte e lirë.

Kushdo që thotë që vetëm NATO e ka çliruar Kosovën dhe falënderon vetëm NATO-n, le ta dijë, shkel në gjakun e mbi 3000 ushtarëve të vrarë të UÇK-së dhe 10, 000 viktimave tjera shqiptare. Pa luftën e UÇK-së dhe sakrificën shqiptare Kosova nuk do te ishte e lirë dhe NATO nuk do te ishte në Kosovë. E verteta nuk ndryshohet nga narracionet. Urime Dita e Çlirimit dhe të Vërtetës!”, ka shkruar Lushi.

Kujtojmë se ish-pjesëtari i Bataljonit Atlantiku ,muaj më parë ka thënë se nuk ka gjasa që Serbia të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat