Lipjani kujton dëshmorët me Akademi Përkujtimore – Ahmeti: Ndërtimi i shtetit i atribuohet dëshmorëve të UÇK-së

Kosova

Lipjani kujton dëshmorët me Akademi Përkujtimore – Ahmeti: Ndërtimi i shtetit i atribuohet dëshmorëve të UÇK-së

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 13:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Për nderë të 14 Qershorit Ditës së Dëshmorëve, Kuvendi Komunal i Lipjanit, ka mbajtur Akademi Përkujtimore.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, deklaroi se shtetndërtimi i Kosovës, i atribuohet dëshmorëve të UÇK-së.

Ai madje tha se duhet të punohet që shteti të zhvillohet me synimet e të qenit shtet i barabartë dhe konkurrent me shtetet tjera përreth nesh.

“Sot e 24 vite më parë vendi ynë e gëzoi lirinë, atribut që shënon kurorëzimin e përpjekjeve shekullore të shqiptarëve duke luftuar në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot e përherë duhet t’i respektojmë e nderojmë gjithë dëshmorët që na e dhuruan një herë e përgjithmonë ky vend e ky popull ta gëzojë lirinë dhe pavarësinë”.

Sot na duhet ende angazhim e korrektësi në synimet e ndërtimit të shtetit, që të kujdesemi përjetësisht për shtetin tonë, duke e ruajtura kujtesën tonë heroike, vlerat e lirisë e shtetësisë që u skalitën me gjakun e dëshmorëve. Ndonëse vendi ynë ka shënuar progres, neve na duhet të vazhdojmë të punojmë që shteti ynë të zhvillohet me synimet e të qenit shtet i barabartë dhe konkurrent me shtetet tjera përreth nesh”, tha Ahmeti. 

Xhavit Jashari nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se ende 24 vjet pas luftës, lufta çlirimtare e UÇK-së atakohet padrejtësisht. Ai përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së që gjykohen në Hagë.

“Sot dhe këto ditë në vazhdim, komunat dhe vendi e shënojnë Ditën e çlirimit. Çdo datë që e shënojmë i nderojmë ata që me breza kanë bërë që të vijmë deri këtu, e pa të cilët nuk do të vinte edhe lufta e UÇK. Më meritorët janë dëshmorët, veteranët dhe kategoritë tjera”.

Lirinë nuk na e ka falë askush por e kemi fituat me gjak e mund. Sot kur i kujtojmë dëshmorët, ende padrejtësisht atakohet lufta e UÇK-së. Sot padrejtësisht ata që luftuan gjinden në Hagë, lufta e lavdishme e sakrifica i takon popullit”, ka thënë Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat