SBAShK i dërgon 430 anëtarë në bregdetin shqiptar

Kosova

SBAShK i dërgon 430 anëtarë në bregdetin shqiptar

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:53
SBAShK i dërgon 430 anëtarë në bregdetin shqiptar

dikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës do t’i dërgojë  430 anëtarë në bregdetin shqiptar.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se grupi i parë prej 164 pushuesve nga komuna të ndryshme të Kosovës ka filluar sot këtë aktivitet.

Aktiviteti sipas tyre do të vazhdojë me datat 25 qershor me grupin e dytë, për të përfunduar me grupin e tretë që në bregdet do të jenë më 3 korrik.

“Në shenjë respekti për angazhimet në misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave edhe këtë vit SBASHK vazhdon me traditën e dërgimit të një numri të konsideruar të anëtarëve për pushime në bregdetin shqiptar”.

“Grupi i parë prej 164 pushuesve nga komuna të ndryshme të Kosovës sot filloi këtë aktivitet, i cili do të vazhdojë me datat 25 qershor me grupin e dytë e për të përfunduar ky aktivitet me grupin e tretë që në bregdetin  shqiptar do të jenë më 3 korrik”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat